AKTUALITET, 1 Shkurt 2023, 14:11

Akuzat lidhur me çështjen ‘McGonigal’, Ibrahimaj: Bëhet për zhurmë

Akuzat lidhur me çështjen ‘McGonigal’, Ibrahimaj:

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj u pyet dhe për akuzat e ngritura nga opozita për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Njëri prej gazetarëve tha se ish agjenti i CIA-s David Carrol ka thënë se qeveria ka paguar McGonigal dhe se nëse kanë qenë në dijeni të këtyre pagesave.

Pyetje: Ish agjenti i CIA-s ka deklaruar se qeveria shqiptare ka paguar Charles McGonigal. A keni pasur dijeni për këto pagesa?

“Këto në fakt nuk janë pyetje për mua. Bëhen për të bërë zhurmë. Janë çështje të cilat mediat i kanë mbuluar siç kanë ditur dhe do të presim të gjitha procedurat do të bëhen me dije.”, tha ministrja.