TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nis seancës e radhës në ngarkim të Erion Veliajt dhe personave të tjerë nën hetim. Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në themel ndërsa në seancën e fundit me 24 mars, u legjitimua avokati i Erion Veliajt, Plerent Ndreca.
Edhe në këtë seancë te se mërkurës Erion Veliaj nuk është paraqitur vetë në sallën e gjyqit por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca.
“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, shprehet gjykata.
SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.
Erion Veliaj ka bërë deklaratë për mosparaqitje dhe kërkon përfaqësim nga avokati Plarent Ndreca. E pranishme ka qenë edhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku.
Veliaj ka dërguar një shkresë gjykatës ku thoshte qe është duke lexuar dosjen që i kanë dërguar ne IEVP Durrës dhe me pas do paraqitej vetë në seancë.
Avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizi, kërkoi të ndahet çështja, ndërsa SPAK është kundër.
"Kërkoj të ndahet çështja pasi nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë", tha avokati.
Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka mungojnë në seancë, por janë mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit është Elman Abule.
Po ashtu mungon ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyet prokurorët si të procedohet për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit nuk ka as avokatin në sallë.
Diskutime nga seanca:
Gjatë seancës Prokurori i SPAK, Ols Dado u shpreh: Po shohim që po ndjekin një strategji për të shtyrë procesin. Kemi tetë muaj. E veçuar si kërkesë kjo e Hazizaj nuk paraqet ndonjë interes për ekonominë gjyqësore vetëm nëse kërkohet gjykim i shkurtuar
Hazizaj: Unë bëra kërkesë fare të thjeshtë edhe për ekonomi gjyqësore por edhe referuar ligjit. Vlerësoj se jemi në momentin që gjykata të shprehet për ndarjen e çështjes për klientin tim.
Avokati i Erjon Veliaj: Prokurori po kërkon të bëjë bashkë kohët, edhe gjykimin paraprak edhe themelin për të krijuar idenë e zgjatjes në kohë. Kushtetuta përmend procesin e rregullt ligjor. Patjetër që jemi për ekonomi gjyqësore por në asnjë rast në kurriz të të pandehurve. Kërkesa për të shtyrë seancën nga avokati Simoni, i cili mungon mendoj qe duhet të merret parasysh qe të jenë të gjithë në seancë.