TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha foli nga foltorja e Kuvendit për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes me ftesë të presidentit Trump.
Berisha u shpreh se Rama dhe agjencia e AKSHI-t janë organizata më mafioze e planetit, që organizuar pengmarrjen e dy biznesmenëve.
Sakaq, iu drejtua ashpër Ramës, se është tallur me presidentin Trump në një samit vetëm për t’iu servilosur presidentit francez Emmanuel Macron.
Berisha: Urdhëroi AKSHI-n e Mirlindës në turpin e shekullit në agjencinë më mafioze të planeit. Që dnërmarrja shtetërore të organizojë pengmarrje dhe për këtë, pse ngren duart, pse e mbron ashtu. Mos u bëni ashtu sikur nuk jeni. Mbështesni të keqen e madhe. Por çfarë do thotë ajo. Kam respekt maksimal për Mirlindën. Ndërkohë dy pengmarrje për baxhanakun. Merrni dëshmitë e Gerond Meçes, janë të tmerrshme. Të duket Lubia lule. Po i jep zemër tani, shiheni.
Ky njeri që ka shndërruar në kopsht privat AKSHI-n dhe ka respekt për Mirlindën. Ky njeri personalizon në marrëveshje një ftesë që nënkupton RSH. Pa diskutim. Çfarë do thoni nesër kur të dëgjoni Lubinë të thotë në bangon e të akuzuarve se më ka urdhëruar Palloshi? Çfarë do thoni kur të dalin videot e Gys Agasit? Keni ndërgjegje, keni familje, keni zgjedhës? Që personalizoni një akt ndërkombëtar me emrin e nxirë të një njeriu, po po lëvize kokën po e ke gabim.
Do pendohesh për atë kokë që lëviz. Edhe kjo i thoshte Skënderbeu, po ia ktheu Skënderbuçi pastaj. Ta votojmë siç duhet, po pa emrin që nxin. A e dëgjuat që presidenti se në bord janë 2-3 emra që nuk i dëgjon dot? A e kuptoni që në një samit ndërkombëtar tallej me të vetëm të servilosesh ndaj Macronin. Ky si xhokatar. U bë interesant palloshi i Belindës.