TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vazhdojë të organizojë protesta paqësore, duke akuzuar se në protestën e fundit janë përdorur mjete të rrezikshme ndaj protestuesve.
Berisha tha se gjatë protestës janë hedhur “granata, lëndë kimike me rrezik të lartë, mjete verbuese dhe substanca toksike”, si dhe shishe molotov nga taracat, të cilat sipas tij kanë rënë mes protestuesve. Ai theksoi se për këto veprime “ka dëshmitarë”.
“Jemi për protesta paqësore. Në protestën e fundit janë përdorur granata, helme me rreziqe të larta, verbues ariu dhe helme të tjera toksike, janë hedhur nga taracat shishe molotov në mes të protestuesve. Kanë hedhur, ka dëshmitar.
Herën e fundit Skënder Balluku, një mercenar krimi mendoi se do të mbyllte çështjen Rama Balluku me akte shtazëria kundër protestuesve e garantoj se do të jetë përgjegjës për çdo gjë. Opozita nuk mposhtet. Opozita tjetër do të jetë shumë shpejt dhe do të jetë më madhështorja që ka njohur vendi.”, tha ai.
Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati përmendi sërish akuzat ndaj policisë se në protestën e së premtes të kaluar, se ka përdorur spraj kundër arinjve ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se “kryengritja tjetër paqësore do të jetë më madhështore që ka njohur vendi”!
“Opozita do t’u përgjigjet në mënyrë të fuqishme, protesta tjetër do të njoftohet shumë shpejt dhe kryengritja tjetër paqësore do të jetë më madhështore që ka njohur vendi.”, tha Berisha.
Duke e cilësuar kryeministrin si armikun më të egër ndaj shqiptarëve pas Enver Hoxhës, ai iu bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen dhe të krijojnë një front të gjerë së bashku për ta larguar nga pushteti.
“Kemi bërë lëshimin maksimal dhe të drejtë se ky bashkim duhet të jetë mbi bazën e kontributeve reale të secilës parti. Ky propozim i tyre është shqyrtuar nga koalicioni ynë, pranuar nga koalicioni ynë dhe urojmë që çdo forcë politike opozitare, e cila gjen aty të ndershmen dhe të drejtën bashkimin mbi bazën e kontributit real. Të bashkohemi, e të krijojmë një front të gjerë e të përbashkët kundër kësaj qeverie për të kthyer votën e lirë dhe larguar nga pushteti Edi Ramën. “, shtoi Berisha.