TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ka dhënë vendimin për çështjen penale nr. 928, e cila përfshinte ish-drejtuesin e Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme, Florjan Taçi dhe dy ish-punonjës të këtij institucioni, Julian Nanuçi dhe Alban Memishaj.
Në një seancë gjyqësore të drejtuar nga gjyqtarja Nertila Përallaj, trupi gjykues shpalli të pandehurit fajtorë për disa vepra penale, duke përfshirë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe falsifikimin e dokumenteve.
Gjykata urdhëroi gjithashtu Drejtorinë Vendore të ASHK Gjirokastër të korrigjojë të dhënat në regjistrat e pasurive të paluajtshme, pas identifikimit të dokumentacionit të falsifikuar.