AKTUALITET, 14 Prill 2026, 14:23

Akuza për hakerimin e sistemeve të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në gjykatë

Akuza për hakerimin e sistemeve të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim

Në GJKKO ka mbërritur ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ku pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj tij.

Ismaili përballet me akuza të rënda që lidhen me dyshime për hakerim të sistemeve të SPAK.

Seanca e sotme shënon nisjen zyrtare të procesit gjyqësor ndaj tij, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendje për shkak të natyrës së ndjeshme të akuzave që lidhen me sigurinë e sistemeve të drejtësisë.

GJKKO pritet të shqyrtojë në vijim provat dhe pretendimet e palëve, ndërsa procesi konsiderohet me interes të lartë publik për shkak të funksionit të mëparshëm të të pandehurit në administratën shtetërore.