AKTUALITET, 25 Nëntor 2024, 22:04

Akuza ndaj gazetarëve, Andi Tela: SPAK ta sqarojë, të mos akuzojnë për komunikim për shkak të detyrës

Akuza ndaj gazetarëve, Andi Tela: SPAK ta sqarojë, të mos

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv u shpreh se SPAK-u duhet të sqarojë pozicionin e dy gazetarëve, Hoxha dhe Qyno, më tepër se atyre të tjerëve që i akuzon për grupin kriminal në Elbasan dhe duhet të ndajnë se çfarë kanë bërë dhe të mos akuzojnë për komunikim për shkak të detyrës.

“SPAK nesër kur të bëjë njoftimin zyrtar të paktën duhet të sqarojë pozicionin e dy gazetarëve më tepër se atyre të tjerëve që i akuzon, sepse në botën tonë ose në vendin fqinj ka patur gazetarët që kanë shkruar kundër mafias dhe janë vrarë dhe që kanë punuar me mafian dhe kanë bërë jetë luksoze. Edhe në këtë rast duhet të ndajnë se çfarë kanë bërë dhe të mos akuzojnë për komunikim për shkak të detyrës”-tha Tela.