TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve para SPAK ka reaguar për rastin e zbulimit të një call-center që përmes mashtrimit vidhte qytetarë të huaj.
Berisha tha se kjo skemë mashtrimi është nën mbikëqyrjen e narko-policisë, ndërsa theksoi se pronar i këtij biznesi është Amant Josifi.
Ai tha se kjo skemë është e njëjtë me atë të mbledhjes së drogës.
“Olsi Rama, ortaku i Armand Josifit të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrime. Mashtrojnë qytetarët dhe call center-i i cili u kontrollua sipas hetimit që ka bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 mn euro, me mashtrim.
Kjo veprimtari kriminale është absolutisht e tëra në mbikëqyrjen e narko-policisë.
Njëlloj si dikur për çdo rrënjë kanabis paguhej tarifa prej 300 euro kur ata ishin të shëndetshme. Për çdo kompjuter i paguhen zyrtarëve të policisë tarifa për të mbyllur sytë për mashtrimet.
Në këto qendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fakte që që besojnë, ku u thuhet, sille shumën se do të marrësh kaq, ke humbur në bursë do të të ndihmojmë, etj.
Kjo është veprimtari e një shteti mafioz. Agjentët e Le Iene kanë vepruar 2 vite dhe kanë çdo informatë që ua ka dhënë ekipit që hetonte dhe kanë të gjitha foto, video dhe dokumente.
Por kur shkuan atje dhoma u gjet bosh, ishin hequr edhe kompjuterat.Veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit”, tha ai.