AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 11:10

Aksioni/ Projekti në hyrje të Shkodrës, IKMT nis prishjen e ndërtesave te ura e “Bahçallëkut”, policia rrethon tre objektet

Aksioni/ Projekti në hyrje të Shkodrës, IKMT nis prishjen e

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonat pranë brigjeve të Lumit Drin dhe Bunë, Bashkia Shkodër.

Ky aksion po zhvillohet në pikën e bashkimit të dy lumenjëve Drin dhe Bunë.

Parashikohet prishja e dy objekteve 1 deri në 3 kate si dhe strukturave të tjera ndihmëse.

Forca të shumta policie kanë rrethuar 3 objektet e kompleksit “Dubai” pranë urës së Bahçallëkut në afërsi të kryqëzimit të lumit Bunë dhe Drin

Planifikohet vijimi i aksionit dhe në zona të tjera përfshirë struktura të paligjshme të vendosura në Liqenin e Shkodrës. Këto aksione janë të domosdoshme dhe kontribojnë në menaxhimin e burimeve ujore, sidomos në drejtim të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet.