TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vazhdon në mbarë vendin, teksa forcat e IKMT-së kanë zbritur në terren për të shembur strukturat zaptuese.
Pamjet e publikuara të mërkurën nga kryeministri Edi Rama tregojnë ndërhyrjen e eskavatorëve për heqjen e ndërtimeve prej betoni dhe hekuri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Në terren ndodhen edhe forcat e policisë për të garantuar sigurinë gjatë operacionit, teksa kryeministri zotohet se puna do të vijojë deri në fund.
Ndërkohë, një pjesë e madhe e rasteve denoncohen nga vetë qytetarët në platformën “Hapësira ime publike”. Deri tani janë raportuar 19,728 raste, ku 15,179 janë zgjidhur dhe 4,549 të tjera janë ende në shqyrtim.