AKTUALITET, 15 Prill 2026, 10:03

Aksioni/ “Nuk justifikojnë paratë”, Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit

Aksioni/ “Nuk justifikojnë paratë”, Gjykata e Tiranës

Në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit.

Sipas vendimit që u bë me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Grup”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard” si dhe një tjetër kompania “Alaska”.

Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se kjo është një ndërhyrje në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe informalitetit në sektorin e ndërtimit.