TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Tiranë ka bllokuar 738 kg mish pule dhe gjoks pule të magazinës qendrore Tiranë të KMY. Sipas informacioneve, mishi ishte nxjerrë për shkrirje, por mbahej në një ambient jashtë normave të sigurisë ushqimore. Mishi është bllokuar dhe po bëhen gati procedurat për asgjësimin e tij.
Gjithashtu në një baxho janë bllokuar 328.7 kg djathë dhie në kushte jo higjienike.
Vetëm dy ditë më parë, në Shkodër, u bllokuan 104 ton misër blegtoral të importuar nga Serbia dhe të dyshuar me nivel të lartë aflatoksine pasi u zbulua se produkti i bllokuar ishte lëvizur nga magazina.