AKTUALITET, 19 Janar 2026, 17:40

Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë, 'arrest me burg' për 8 persona

Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Si rezultat i hetimeve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Për dy persona, GJKKO ka vendosur masën e “arrestit me burg” me afat 20-ditor, në funksion të vijimit të hetimeve dhe verifikimit të rolit të tyre në skemën e mashtrimit.

R.GJ– arrest me burg

E.GJ – arrest me burg

D.Q– arrest me burg

E.M – arrest me burg

R.P – arrest me burg me afat 20 ditë

O.K – arrest me burg me afat 20 ditë

H.XH – arrest me burg

K.K– arrest me burg