TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas lajmit se BKH ka shkuar ditën e sotme për kontroll në banesën e Erion Veliat, dhe se kanë marrë edhe telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, analisti Enton Abilekaj, ka deklaruar se çështja e Veliajt do jetë një test për SPAK në sytë e publikut për të provuar pavarësinë e tij.
Sipas Abilekaj është ende herët për të dalë në një konkluzion në lidhje me fatin e Erjon Veliajt, pasi deri më tani kemi të bëjmë me një hetim pasuror ndaj tij, ndërkohë që agjentët e BKH ndodhen ende në ambientet e kompanisë “Harabel” të bashkëshortes së Veliajt, ndërsa vetë ai pritet të kthehet në orët e mbrëmjes nga Hamburgu.
Abilekaj shprehet se kemi të bëjmë me një hetim të paprecedentë në llojin e tij, dhe është një sfidë ndaj pushtetit të Erjon Veliajt që ka brenda SPAK, çka e shfaqi dhe në momentin kur i thirr në këtë instititucion teksa prokurorët do i kosndieronte “kolegë”.
Më poshtë reagimi i gazetarit Abilekaj:
Është herët për të thënë se çfarë ka ndodhu, sepse nuk dimë shumë gjëra, por ajo që dimë deri tani është se SPAK në njoftimin e tij e quan një “procedim penal të nisur’. Pra kemi të bëjmë me një procedim në kuadrin e hetimit pasuror. Pra SPAK ka dalë në konkluzionin se për pasurinë e tij duhet të hapet një dosje penale. Ky është lajmi deri tani, se çfarë ndodh më vonë me zotin Veliaj i cili pritet të vijë sot nga Hamburgu dhe nëse do të ketë një masë sigurie ndaj tij apo jo, është herët për të folur, sepse nuk kemi një njoftim nga SPAK.
Me sa duket në këtë çështje janë të përfshirë dhe të afërm të zotit Veliaj përderisa kemi pasur sekuestrim të telefonit të bashkëshortes të tij. Pra na duhet të presim, sepse kemi të bëjmë me një hetim të paprecedentë në llojin e tij dhe është një sfidë ndaj pushtetit që Erjon Veliaj ka, dhe e ka demonstruar vazhdimisht edhe ndaj SPAK, ndaj sfidës që ai i ka bërë SPAK dhe në ditën kur është thirrur kur tha se “u takova me kolegët e mi”, dhe më pas ndaj sigurisë që ai ka shfaqur kur tha se SPAK funksionin sipas tij si një produkt i PS-së, dhe sponsorizohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Kështu ne do të shohim në orët në vazhdim, se kjo është një ngjarje që është duke u zhvilluar se akoma s’ka mbaruar se çfarë do të ndodhë me zotin Veliaj dhe me çfarë kemi të bëjmë. Ama është e sigurtë që është një hetim pasuror. Prokuroria ka shkuar dy herë në shtëpinë e zotit Veliaj dhe më vonë mund të kemi një konkluzion ose një përfundim nga drejtuesit e BKH-së