TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë bërë të njohura mbi arrestimin e A.Rrajës, nipit të ish-deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, mbrëmjen e së mërkurës (22 Janar) teksa qëndronte në një lokal.
Mësohet se 24-vjeçari A. Rraja, nipi i Rrahman Rrajës është arrestuar gjatë operacionit antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës, mbrëmjen e së mërkurës.
Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre, K.Ukaj dhe A.Rizvani, që kapën me 60 kg kanabis.
Por, operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’.
Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas, i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.