TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 20-vjeçar shqiptar është kapur gjatë ndjekjes nga karabinierët, pasi akuzohet se aksidentoi me makinën e tij një fëmijë 12-vjeçar në rrugë dhe nuk i dha ndihmën e parë, por u arratis nga vendngjarja.
Aksidenti ndodhi gjatë fundjavës në L’Aquila, në Via delle Grazie përpara Bazilikës së San Bernardino-s, ku po zhvillohej një koncert.
Siç raporton ANSA, djali u godit nga një makinë, shoferi i së cilës, pas përplasjes, me sa duket u largua me shpejtësi, duke rrezikuar të godiste njerëz të tjerë.
Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe karabinierët ndërhynë. I mituri u shpëtua dhe u transportua në Spitalin San Salvatore, ku testet fillestare zbuluan disa fraktura.
Hetimi filloi menjëherë duke marrë pamje nga kamerat lokale të mbikëqyrjes. Këto pamje, të kombinuara me përpjekjet hetimore të karabinierëve, identifikuan shpejt 20-vjeçarin shqiptar, i cili pas ngjarjes dyshohet se u përpoq ta fshihte makinën e tij midis atyre që ishin parkuar në parkingun e një supermarketi periferik.
I riu u arrestua me akuzat për largim nga vendi i ngjarjes, mosdhënie ndihme dhe rezistencë ndaj arrestimit. Testet e alkoolit dhe toksikologjisë dolën negative.