AKTUALITET, 20 Prill 2026, 10:02

Aksidentohet Tuna, si paraqitet gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur shqiptare

Aksidentohet Tuna, si paraqitet gjendja shëndetësore e

Këngëtarja e njohur Tuna është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor, ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.

Sipas raportimeve nga burime pranë emisionit “Prive”, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës që artistja po udhëtonte me automjetin e saj. Bëhet me dije se ajo nuk ka qenë shkaktare e përplasjes.

Fatmirësisht, Tuna nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet, pa pasoja për jetën apo shëndetin e saj.

Deri tani, këngëtarja nuk ka reaguar publikisht për incidentin.