TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Mësohet se viktima është rreth 50 vjeç. Të përfshirë në aksident janë një mjet tip “Mercedes Benz” dhe një “Opel”.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.