AKTUALITET, 29 Janar 2023, 10:48

Aksidenti tragjik në New York, 30-vjeçari shqiptar i merr jetën 23-vjeçares nga Kosova (FOTOT)

Aksidenti tragjik në New York, 30-vjeçari shqiptar i merr jetën
Pamjet pas aksidentit në Nju Jork

Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili shkruan se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste makinën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore. Viktima e identifikuar si Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.

Shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.
Policia në raportin e saj thotë se gruaja vdiq pasi doli jashtë nga përplasja e makinës pas një aksidenti të shkaktuar menduar nga alkooli që ka perdorur drejtuesi i atutomjetit, sipas provave të para.