AKTUALITET, 4 Qershor 2026, 12:51

Aksidenti/ Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës–Spitall teksa ishte në lëvizje, s’ka pasagjerë të lënduar! Shkak një defekt në motor

Aksidenti/ Përfshihet nga flakët autobusi i linjës

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim.