TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksident me vdekje në Shkodër. Raportohet se ka ndërruar jetë Paulin Pashuku, drejtuesi i motorit, i cili u përplas sot nga një automjet. Ne pranga është vënë drejtuesi i mjetit Xhovan Palaj, 31 vjeç.
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.
Automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.