AKTUALITET, 12 Shkurt 2023, 21:42

Aksidenti me vdekje në Lezhë, identifikohet viktima! Shoferi shoqërohet në komisariat

Aksidenti me vdekje në Lezhë, identifikohet viktima! Shoferi

Një aksident me vdekje ndodhi sot në mbrëmje në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit” në Lezhë, ku një person përplasi me makinë një 42-vjeçar.

Panorama TV mëson se viktimë ka mbetur shtetasi Roland Gazulli nga fshati Dajç i Lezhës.

Menjëherë pas ngjarjes, policia shoqëroi në komisariat shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasin N.S.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.