AKTUALITET, 20 Prill 2026, 13:10

Aksidenti/ Makinat përplasen 'kokë më kokë' në Maqellarë, 6 të plagosur përfundojnë në spital

Aksidenti/ Makinat përplasen 'kokë më kokë'

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Maqellarës, në fshatin Pesjakë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave. 

Bëhet fjalë për Tomor Nasufi dhe Bukurie Nasufi, që udhëtonin me një mjet tip Ford, si dhe Imer Hoxha dhe Shiqete Toska, që ndodheshin në automjetin tjetër në drejtim të Peshkopisë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitali Rajonal i Dibrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi paraprak i Policisë 

"Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç,  dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"

Aksidenti/ Makinat përplasen 'kokë më kokë'

Aksidenti/ Makinat përplasen 'kokë më kokë'

Aksidenti/ Makinat përplasen 'kokë më kokë'

Aksidenti/ Makinat përplasen 'kokë më kokë'