AKTUALITET, 24 Prill 2026, 13:03

Aksidenti/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Maliq, plagosen 2 drejtuesit! Nisen drejt spitalit, ja si paraqitet gjendja e tyre

Aksidenti/ Makinat përplasen “kokë më kokë”

Një aksident dramatik ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq të Korçës.

Dy drejtues mjetesh mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital, pasi veturat e tyre u përplasën “kokë më kokë”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku të dy drejtuesit kanë marrë dëmtime, por pa rrezik për jetën.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa raportohen se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.