AKTUALITET, 7 Shkurt 2025, 21:07

Aksidenti/ Dy motorët përplasen kokë më kokë në Lezhë, njëri nga drejtuesit dërgohet më urgjencë në Spitalin e Traumës

Aksidenti/ Dy motorët përplasen kokë më kokë në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragushë, ku dy motorë në një rrugë dytësore janë përplasur me njëri-tjetrin.

Forcat policore dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa mësohet se nga përplasja e fortë njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është dërguar menjëherë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kurse për drejtuesin tjetër nuk ka asnjë informacion.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.