TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të premteje në Peqin, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Për pasojë, të plagosur raportohet se kanë mbetur dy persona, shoferja e makinës dhe një fëmijë.
Dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, për shkak të ngjarjes është krijuar trafik në segmentin ku ndodhi përplasja.