TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia bën me dije se shoferi dhe dy pasagjerët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëver.
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.