AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 17:19

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin! Shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në spital

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin! Shoferi dhe

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Gjergj Kastrati” në Vlorë. Përplasja ka ndodhur rreth orës 15:07.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin N. Sh., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 48 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë;  Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:07, në rrugën “Gjergj Kastrioti,” një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin N. Sh., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.