TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë një person të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Portëz.
Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë ka rënë përtokë i dëmtuar.
Shtetasi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.