TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier-Lushnjë, ku dy automjete tip “Benz” dhe kamionçinë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.