AKTUALITET, 14 Prill 2024, 08:56

Aksident në punë/ 54-vjeçarja humb jetën, e zunë poshtë dy paleta me pije alkoolike

Aksident në punë/ 54-vjeçarja humb jetën, e zunë

Një aksident në ambientet e punës  ka ndodhur ditën e djeshme (13 prill 2024) në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientin e punës, ku gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe, e cila për fat të keq ka ndërruar jetë.

“R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital”, thotë policia.