TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku automjeti me drejtues shtetasin R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit, shtetasin R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.