AKTUALITET, 2 Janar 2025, 15:35

Aksident në Përrenjas, automjeti me targa greke humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Aksident në Përrenjas, automjeti me targa greke humb kontrollin dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Qukës, aksi Elbasan-Përrenjas, me pasojë një të plagosur.

Mësohet se një automjet me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.