TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Bukmirë në Mirëditë. Mësohet se një turist çek ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është transportuar menjëherë te Spitali i Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.