AKTUALITET, 7 Shkurt 2025, 15:34

Aksident në Gramsh, furgoni përplaset me një kamionçinë! Drejtuesi i njërit prej mjeteve përfundon në spital

Aksident në Gramsh, furgoni përplaset me një

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik, rreth orës 14:50, ku është përplasur një furgon me një kamionçinë. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar  lëndime të lehta.

 

Aksident në Gramsh, furgoni përplaset me një

Aksident në Gramsh, furgoni përplaset me një