AKTUALITET, 29 Janar 2023, 17:47

Aksident në Gjirokastër, 62-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë në spital

Aksident në Gjirokastër, 62-vjeçari humb kontrollin e mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup. Një 62-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi me iniciale F.M. është transportuar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.