AKTUALITET, 26 Prill 2024, 17:40

Aksident në Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Aksident në Fier/ Makina përplas këmbësorin,

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin 71-vjeçar.

I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.", sqaron policia.