AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 17:53

Aksident në Belsh, tre të plagosur, njëri përfundon te Trauma

Aksident në Belsh, tre të plagosur, njëri përfundon te

Një aksident ka ndodhur në Belsh pranë fshatit Drogot. Mësohet se drejtuesi i automjetit 21-vjeçari Henrik Xherimeja ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Në automjet ndodheshin edhe dy pasagjerë.

Mësohet se një pasagjere, Paula Mema ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po marrin mjekim, në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.