AKTUALITET, 29 Nëntor 2024, 14:38

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përfshihen tre makina

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përfshihen tre makina

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Grabovicë. Sipas informacioneve 3 automjete të cilat po udhëtonin në këtë aks janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Duket se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.