AKTUALITET, 2 Janar 2025, 14:52

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor. Policia ka shkuar në vendngjarje pasi aksidenti është regjistruar pak pas ngjarjes.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët udhëtonin me motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup. Mësohet se të plagosurit janë një nënë dhe djali i saj. Drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe po merr masa për sqarimin e plotë të ngjarjes.