TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar një orë më parë në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, ku si pasojë është plagosur një person.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, ku drejtuesi i këtij të fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, automjeti me drejtues shtetasin L. S. është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin P. P.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.