AKTUALITET, 18 Mars 2026, 15:03

Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë përplasen me fugonin, bllokohet qarkullimi

Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, por vetëm për dëme materiale. Megjithatë, një nga drejtuesit e mjeteve dhe disa persona të tjerë janë transportuar në Spitali i Pogradecit për kontrolle mjekësore.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa raportohet se një prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, duke rritur rrezikun në zonë.

Aktualisht, trafiku është devijuar përmes një bypass-i të improvizuar pranë një karburanti, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.