TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit.
Nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe për të normalizuar qarkullimin.