AKTUALITET, 30 Nëntor 2024, 16:59

Aksident i rëndë në Vorë, përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen drejtuesit

Aksident i rëndë në Vorë, përplasen ‘kokë

Një aksident është regjistruar sot (30 nëntor) në Vorë.

Mësohet se në Rrugën Demokracia dy mjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e tyre.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.