AKTUALITET, 18 Mars 2026, 17:16

Aksident i rëndë në Lumalas të Korçës, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Aksident i rëndë në Lumalas të Korçës,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lumalas, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të aksidentuar.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari Krenar Çeçiçi ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçë. Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se 45-vjeçari ishte punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes.