AKTUALITET, 7 Shkurt 2025, 19:10

Aksident i rëndë në Lezhë! Një i plagosur niset te Trauma në Tiranë

Aksident i rëndë në Lezhë! Një i plagosur niset te

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës.

Dy motorçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme.

Si pasojë e këtij aksidenti, njëri nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.