AKTUALITET, 28 Maj 2026, 16:01

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën drejtuesi

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme (28 maj) në rrugën e re drejt Darëzezës në Fier.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht.

Ndërsa  grupi hetimor po punon  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.