AKTUALITET, 23 Janar 2025, 18:52

E frikshme në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren këmbësore dhe 63-vjeçarin me biçikletë, përfundon në murin e selisë diplomatike

E frikshme në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje.

Policia bën me dije se rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi me inicialet R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.