TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit në Durrës. Një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.
Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biciklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për t'u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh. Për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.
Ne vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri ne përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit te automjetit për shkak të shpejtësisë.

