AKTUALITET, 23 Prill 2026, 18:52

Aksident brenda në tunelin e Llogarasë, përplasen dy automjete

Aksident brenda në tunelin e Llogarasë, përplasen dy automjete

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW, i drejtuar nga shtetasi me iniciale R. K, banues në Vlorë, si dhe një automjet tip Volvo, i drejtuar nga shtetasi S. G, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, paraprakisht raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në aksident.